Madonna përlotet në skenë për viktimat e Parisit Këngëtarja e njohur Madonna është paraqitur në skenë para fansave të saj duke thënë se ndihet “e trazuar” pas sulmeve makabre në Francë.

Ajo është përlotur në skenë pasi mbajti një fjalim emocionues gjatë koncertit në Stokholm të Suedisë.

“Më ka shqetësuar kjo ngjarje gjithë ditën. Është e vështirë për mua të vazhdoj performansën sepse ndihem e copëtuar. Unë jam këtu duke u argëtuar dhe vallëzuar ndërsa njerëzit atje janë duke vajtuar të dashurit e tyre”

Ajo ka treguar se ka menduar të anulojë këtë koncert por ka ndërruar mendje.

“Nuk është askush në botë që mund të na ndalojë të bëjmë atë që duam” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka përfunduar këtë fjalim duke bërë thirrje audiencës që të mbajnë një minutë heshje në shenjë nderimi për viktimat duke vazhduar më pas me këngën e saj “Like a Prayer”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here