Madonna nuk ka fat me punën humanitare. Projekti i dytë humanitar në të cilin është e përfshirë po hetohet për shkak të parregullsive financiare.

Organizata bamirëse edukative “Success for Kids” në krye të cilës është këngëtarja e njohur po hetohet nga FBI për shkak të “parregullsive të caktuara dhe aktiviteteve të dyshuara”.

Akoma nuk dihet nëse Madonna është nën hetime. Ajo ka dhuruar 671 mijë dollarë nga viti 2001.

Gjithashtu, ka nxitur edhe miq të njohur të saj që të japin para për bamirësi, transmetojnë mediet britanike.

Hetimi nis një javë pasi që në publik dolën informacionet se diva e popit është tërhequr nga plani për ndërtimin e shkollës në Malavi për shkak të parregullsive financiare.

Menaxherët e organizatës “Raising Malawi” kanë shpenzuar 2.4 milionë sterlina, dhe nuk kanë vendosur as themelet e ndërtesës së shkollës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here