Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka nxitur reagime pasi gjatë provave për turneun MDNA, është fotografuar me revole në dorë.

Këngëtarja aktualisht është duke u përgatitur për fillimin e turneut, ndërsa koncertin e parë do ta mbajë më 31 maj në Tel Aviv të Izraelit.

Fansat e kanë fotografuar Madonnan gjatë kohës së provave në stadiumin Ramat Gan, kurse WENN raporton se në një moment, këngëtarja nxjerr revolen dhe e drejton kah publiku dhe valltaret e saj mbajnë mitraloza dhe pushkë.

Edhe në vitin 2008 Madonna është kritikuar për promovim të dhunës, pasi është parë me këpucë taket e të cilave kishin formë revoleje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here