Madonna gjithmonë ka pëlqyer që në skenë të shfaqet me yjet më të njohura të popit, ndërsa këtë herë syrin ia ka vënë Adeles.

“Dëshiroj të njoftohem me të. Mendoj që është brilante, e adhuroj”, ka thënë Madonna duke shtuar që me britaniken e njohur ka dashur të këndojë në finalen SuperBowl, por Adele ofertën e saj është dashur ta refuzojë sepse atëherë ka qenë akoma duke u shëruar nga operacioni i telave të zërit.

Ajo u ka thënë adhuruesve që bashkëpunimi me Adele mundet të krijohet këtë verë kur të dyja duhet të këndojnë në Hyde Parkun londinez.

Në vërejtjen e Karl Lagerfld i cili ka thënë që Adele është pak më e trashë seç duhet, Madonna nuk ka mbetur pa koment.

“Ka dalë qesharak. Adele është person shumë i talentuar dhe pse do të kishte rëndësi se sa kilogramë ka.

Mbretëresha e popit ka pranuar se nuk ka qenë aspak e lumtur kur në gazetë ka parë vajzën e saj 15-vjeçare, Lourdes, me cigare në dorë.

“Si duket që nuk është e rreptë sa duhet. Më duhet të jem më e rreptë,” ka përfunduar Madonna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here