Madonna thotë se ajo dëshiron të jetë një prind edhe më i vështirë për katër fëmijët e saj.

Këngëtarja, e cila ka vajzën Lourdes, 15-vjeçare, djalin Rocco, 11, si dhe djalin dhe vajzën e adoptuar David dhe Mercy, që të dy gjashtëvjeçarë, thotë se ajo mund të jetë edhe më e ashpër për ta.

“A jam një nënë e vështirë? Mendoj se po, por sinqerisht nuk mendoj se jam aq e ashpër sa duhet të jem”.

“Mendoj se unë kam nevojë të jem ndoshta edhe më e ashpër. Megjithatë është vështirë. Çdo ditë është një negocim”, ka thënë Madonna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here