Madonna në Torino, kur muzika mposht frikën e BataclanRadhë të gjata, një detektor metalesh dhe kontrolle të dyfishta për të hyrë në Pala Alpitour, në Torino, për koncertin e Madonnës.

Pas ngjarjeve në Paris, policia kishte blinduar godinën që të enjten në mbrëmje priti koncertin e parë të divës së muzikës.

Por fansat e shumtë që morrën pjesë në koncert shprehen se muzika e kalon frikën e Bataclan. “E dinim që për shkak të sigurisë do të prisnim pak në radhë.

Ka pak frikë, por nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të të jetuarit”, thotë për Ansa-n, Maria, që pret të hyjë në koncert me të bijën. Njësoj si ajo mendojnë të 11 mijë fansat që morrën pjesë në Pala Alpitour.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here