Madonna në prag të 57 – vjetoritPër pak ditë mbush 57 vjeç. Por shpirti dhe pamja, 33 vite pas albumit të saj të parë nuk ka ndryshuar.

Bëhet fjalë për Madonën, këngëtaren me famë globale, e cila më 16 Gusht hyn në vitin e saj të 57, por vijon të mbajë edhe sot kurorën si mbreteresha e Popit.

Ajo lindi në vitin 1958 në Bay City të Miçiganit. Emri i vërtetë është Madona Luis Ciccone. Origjina nga i ati është italiane ndërsa e ëma, franko kanadeze.

Por ishte pikërisht ndarja nga jeta e të ëmës, kur ajo ishte 5 vjeç, që i dha forcë për të treguar vetveten, siç është shprehur vetë ajo nëpër intervista.

Sot ajo ka një pasuri prej 520 milionë dollarësh dhe mban rekordin botëror Guiness si artistja me këngët më të shitura të të gjitha kohërave, duke numëruar mbi 300 milionë kopje albumesh të shitura në mbarë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here