Hollywood, 30 shtator – Madonna është e vendosur që sa më shpejt të jetë e mundur të dal para altarit me 24-vjeçarin Brahim Zaibat. Edhe pse mbretëresha e Pop-it është në lidhur që një vit me Zaibatin, ajo mendon se ky i fundit është personi i duhur me të cilin duhet të martohet.

Këngëtarja është e kënaqur me faktin se si i dashuri i saj, është përshtatur mirë me fëmijët e saj Lourdes (14), Roko (11), David (6) dhe Mercy (5).

Madonna bën çdo gjë që është e mundur që ta harroj ish-bashkëshortin e saj, Guy Ritchie, i cili disa ditë më parë u bë baba, pasi që e dashura e tij Jackie Ansli lindi fëmijën e tyre të parë.

Përndryshe, romanca në mes të Guy Ritchie dhe të dashurës Jackie, do të kurorëzohet vitin e ardhshëm, raportojnë mediat amerikane

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here