MadonnaPop diva, Madonna, ka zbuluar se ajo vazhdimisht ka qarë për shkak të lodhjes gjatë turneut të saj “MDNA” vitin e kaluar.

Ikona e pop muzikës e cila ka performuar për fansat e saj anë e mbanë botës në turneun ndoshta më të suksesshëm dhe më fitimprurës në histori, ka pranuar se shpeshherë për shkak të lodhjes ka qarë për t’u shfryrë.

“Unë isha në telashe. Unë kam pasur shpesh netë të këqija dhe kam qarë e kam refuzuar të bëj gjëra. Para secilit koncert, të gjithë vinin në zhveshtoren time dhe luteshin për mua. 49 përqind të kohës e kaloja duke qarë për shkak të lodhjes. Por, duhet të bëni dicka për të shtyrë veten”, theksoi Madonna.

Madonna e përfundoi turneun në Cordoba të Argjentinës në dhjetor të vitit të kaluar pasi performoi në 88 koncerte me të gjitha biletat e shitura para 2.2 milionë fansave anë e mbanë botës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here