Madonna: Ja pse dukem 20 vjet me e re!Që në moshën 15 vjeçare Madonna u shndërrua në vegjetariane. Pop star-i botëror mban një regjim ditor tejet strikt dhe të kombinuar me sport, kryesisht boks dhe basketboll. Joga është ndër më të preferuarat e saj si një mënyrë për të harruar presionin e skenës.

Ajo është shprehur në një intervistë se do që të bëjë një jetë normale si të gjitha vajzat e tjera, por a është e mundur kjo?

Burrito (ushqim spanjoll) është në krye të listës së preferencave të Madonës. E konsumon shumë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe pse në përbërje të tij ka brumë.

Rice Krispies janë drithërat me të cilat ajo nis mëngjesin dhe nuk i ka ndërruar asnjëherë në jetën e saj.

Haviari edhe pse i cilësuar si një ushqim shumë i shtrenjtë dhe elitar, po ashtu listohet në preferencat e 58 vjeçares.

Kur është e etur, Madonna pi martini me lëng shege, çaj gjingjeri dhe yerba (barishte nga Amerika Jugore) e cila djeg dhjamin dhe shton energjinë.

Pasditeve ajo konsumon akullore me shije çaj jeshili.

Madona është e marrosur pas ushqimit japonez i cili është i njohur për dietën macrobiotike. Në vetvete kjo dietë shmang mishin dhe ëmbëlsirat e rënda dhe i jep përparësi prodhimeve të grurit, perimeve dhe peshkut.

Edhe këtë vit Madona vijon të mbetet këngëtarja me numrin më të madh të koncerteve të realizuara nëpër botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here