Para disa ditësh në mediet amerikane arriti lajmi se vëllai i Madonna-s jeton i uritur dhe fle nën urë. Anthony Ciccone u deklaroi medieve se 18 muajt e fundit jeton nën urë, ndërsa motra e tij nuk dëshiron të dëgjojë për të.

“Jemi urryer që kur kemi qenë fëmijë. Supozoj se ka qenë në pyetje rivaliteti. Ka qenë lavirja e njëjtë sikur edhe tani”, tha Anthony.

Ai e zbuloi se Madonna shpesh sillte meshkuj në dhomën e saj kur babai nuk ishte aty, ndërsa vëllezërit dhe motrat e saj afroheshin te muri dhe e dëgjonin çka bënte.

“Kur babai ta kuptonte se është me ndonjë mashkull në dhomë, automatikisht do ‘të çartej’ dhe do ta largonte nga shtëpia, dhe këtë Madonna kurrë nuk mundi t’ia falte”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here