‘Dashuria” mes Madonës dhe Portugalisë duket se ka mbaruar. Këngëtarja 60-vjeçare, e cila ka jetuar në një vilë të mrekullueshme të shekullit të 19-të që nga vera e vitit 2017 në një fshat disa kilometra larg Lisbonës, vendos të largohet përgjithmonë.

Arsyeja? Sjellja e vrazhdë e kryebashkiakut Basílio Horta i cili i mohoi asaj lejen për të xhiruar një video në pallatin “Quinta Nova da Assunção”, një objekt i shekullit të 18-të, ku artistja kishte parashikuar të xhironte videoklipin e saj e hipur mbi një kalë.

Lajmi u publikua nga gazeta lokale ‘Expresso’, e cila thekson se Madonna donte të xhironte videoklipin e këngës së saj të re “Indian Summer”, por kryetari i bashkisë iu përgjigj, se ka gjëra që “nuk mund të blihen”. “Hyrja në ndërtesë – tha Basílio Horta – nuk ka kuptim. Madonna është një artiste, por ndërtesa i takon të gjithëve dhe nuk duhet të dëmtohet”.

Madonna, e cila u transferua në Lisbonë për të lejuar që djali i saj David të bashkohet me Akademinë e Klubeve të Futbollit të Benfikës, duket se e ka marrë keq refuzimin. Sipas gazetës Correio da Mạnh, Madonna është shprehur me fjalë të ashpra: “Unë kam dhënë kaq shumë për Portugalinë dhe kur kërkova një nder të thjeshtë, sepse dua të tregoj Portugalinë gjithë botës, më është thënë jo”. Sipas informacioneve, Madonna tashmë ka bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë në Lisbonë dhe do të kthehet në SHBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here