Madonna është goditur përsëri, por tani nga shoqja e saj e vjetër Stella McCartney.

Dizajnerja, sipas disa thashethemeve, është ajo që ka shkaktuar edhe ndarjen e Madonnas me ish burrin e saj, Guy Ritchie.

Sipas revistave amerikane Stella kishte punësuar bendin “The Punchbowl Band” – në të cilin paraqitet edhe Guy dhe kishte nënshkruar me regjisorin për të incizuar një muzikë për sfilatën e saj në Paris.

Paraqitja e modeleve me dizajne të saj ishte duartrokitur përderisa ajo kishte kërkuar që ai të bej muzikën edhe për sezonin tjetër.

Por, shoqja më e ngushtë e Madonnës, ia dha asaj edhe një shuplakë të madhe.

“Ishte një rritje e madhe e bendit para se albumi të dilte dhe ata më të vërtetë u kënaqen duke bërë muzikë – totalisht të ndryshme nga ajo që zakonisht bënin. Ata ishin të befasuar kur i është kërkuar ta bëjnë këtë pasi që kishin konsideratë për lidhjen e Stella’s dhe Guy, pasi që Stella ishte shoqe e ngushtë e Madonna’s”, tha një burim për mediat amerikane.

“Por Stella mendon se ata i përshtatën shumë brendit të e saj – kështu që nuk dëshironte që shoqëria e saj me Madonna-n të jetë probleme për muzikën e shout të saj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here