Një prej këngëtareve më të mëdha në botë, 53-vjeçarja Madonna shijoi në maksimum një shfaqje në New York, në të cilën ishte e ftuara e nderit, transmeton TCH.

”Mbretëresha e Popit” u paraqit në eveniment me një pamje të jashtëzakonshme për moshën e saj dhe kaloi pothuajse të gjithë kohën duke kërcyer me fansa dhe këngëtarët profesionistë të pranishëm në vendngjarje.

Në të gjithë këtë histori nuk do të kishte asgjë të pazakontë, nëse e gjithë ngjarja nuk do të ishte duke ndodhur përpara syve të vajzës së saj 15-vjeçare, Lourdes, e cila shikonte e vetme performancën e nënës.

Në shoqërinë e një shoqeje të vetme, e bija u duk e trishtuar gjatë të gjithë mbrëmjes, ndërsa shikonte se si Madonna elektrizonte turmën, pa i kushtuar aspak rëndësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here