Duket se edhe miqësitë e të famshme prishen për shkak të xhelozisë dhe flirtit. Revista “Star” publikoi lajmin se Madonna ia “vëri syrin” Chris Martin-it, bashkëshortit të Gwyneth Paltrow-it gjë që, natyrisht e lëndoi dhe e nervozoi tejmase, Gwyneth-in.

Miqtë e tyre të përbashkët u pozicionuan në anën e Paltrow-t, kështu që Madonna mbeti e vetme dhe tash nuk e ka asnjë mik “as për ilaç”.

Ka pasur shumë miq të cilët e adhuronin, por të gjithë e braktisën”, i deklaroi një burim kësaj reviste. Pasi që kanë qenë një kohë të gjatë mike, Madonna dhe Paltrow në mesin e vitit të kaluar papritmas u ndalën së shoqëruari dhe tani u mësua se pse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here