Ish- e dashuria e Lionel Messi, manekinia Macarena Lemos, ka thënë në një intervistë se gjatë kohës kur kalonte me asin e Barcelonës nëna e tij e kishte përcjellë.

Macarena ka pasur një lidhje të shkurtë me Messin kur ajo kishte 14 vjet, ndërsa Messi 18. Ndërsa tani ka treguar se në një qendër tregtare në Rosario, e kishte parë nënën e futbollistit teksa e ndiqte dhe e fotografonte.

“Më përcillte dhe më fotografonte, derisa u ktheva dhe e pyeta se çfarë po ndodh. Në dorë mbante një telefon celular dhe një tigan. Atëherë filloi të më ofendonte. Nuk e kam të qartë se çfarë bënte me një tigan në dorë në repartin për elektronikë”.

“Asnjëherë nuk kam folur nëse kam fjetur me Leon. Kam pasur 14 vjet, ndërsa ai 18. Nuk kam zbuluar asgjë për lidhjen tonë. Nëna e tij më trajtonte sikur të mos isha askush dhe asgjë. Ndoshta ka menduar se kam folur për ndonjë revistë, edhe pse nuk e kam bërë këtë”, ka treguar Lemos për Telenoche.

Përkundër këtij incidenti, ajo ka thënë se do t’i pëlqente ta kalojë natën me futbollistin më të mirë në botë: “Është një tregim i pambaruar për mua”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here