Reperët kosovarë Lyrical Son dhe Mc Kresha për adhuruesit e tyre kanë sjellë me videoklip këngën më të re “Pa mu”.

Si në regji ashtu edhe në skenar, “Urban Graphics” kanë kryer një punë të mirë duke sjellë një klip mjaft kualitativ siç është ky i fundit.

Kënga “Pa mu” është pjesë e albumit ‘Për inati t’njani t’tjetrit’ nga dyshja Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Dy reperët kishin paralajmëruar edhe më herët se këtë vit do të vijnë me shumë klipe të reja.

Të drejtat për transmetim ekskluziv në Youtube për këtë këngë i mban kompania OnAir Music.

Më poshtë mund ta shikoni klipin e këngës “Pa mu”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here