Lyra Gjoci edhe kamariereLyra Gjoci është bërë aktore e njohur. Ajo, ka luajtur deri më tani në disa filma të metrazhit të shkurtër, por edhe në filmin e metrazhit të gjatë ‘’Tri dritare një varje’’. Ndonëse nuk ka pasur rol protagonist, Lyra ka arritur të bije në sy në këtë project serioz.

Aktorja, që është aktuale në serialin me titull ‘’Zyrja për gjithçla’’, ka thënë se është e vështirë të jetohet nga aktrimi në Kosovë.

Lyra, në fakt as që pretendon të jetojë vetëm nga honoraret që merr duke luajtur në projekte të ndryshme. Aktorja ka bërë të ditur se bashkë me të dashurin e saj menaxhon dy restaurante në Prishtinë. Ajo, me modesti ka thënë se ka raste kur edhe shërben si kamariere./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here