tunaTuna: ”Reperët shqiptar vjedhin nga turqishtja” Lumi: ”Ato repera të bën të famshme, prap se prap ma mirë se me rreh dhipin”

Një ”konflikt” jo i zakonshëm vetëm pak orë më herët ka ndodhur mes dy këngëtarëve të skenës shqiptare. Ndoshta dikujt edhe nuk do i besohet sepse si zakonisht konfliktet ndodhin vetëm mes femrave por ky konflikt do thonim se ka qenë vetëm verbal nëpërmjet rrjetit twitter.

Ka qenë këngëtarja Tuna Sejdiu ajo e cila ka provokuar zjarrin duke akuzuar reperët shqiptarë se po vjedhin muzikë nga turqishtja duke thënë: ”S’po di a po ngoj rep shqiptar a soundtracka t’filmave turqisht”, ndërkohë vetëm pas një ore asaj i ka replikuar anëtari i grupit Kaos, Lumi.

”Qata që i kanë bo sountrackat turqisht t’i kanë bo hitet më të mëdhaja në karierë, prapë se prap më mirë se me rreh dhipin…”, ka shtuar Lumi duke aluduar në rrahjen e zogut kohëve të fundit nga Tuna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here