Këngëtarja Vesa Luma nuk e mohon aspak dashurinë që ka për veten dhe gjërat që ajo bën.

Me një status të fundit të hedhur në “Facebook” ajo e tregon më së miri këtë gjë, edhe pse në lidhje me muzikën. “Jam dashuruar me këngën time të re që vjen për ju këtë verë.

Është një këngë që të tërheq që në dëgjimin e parë dhe të mbetet në mendje jo vetëm për këtë verë, por për shumë vera të tjera”, – ka shkruar Vesa. Duke lexuar këto fjalë, sigurisht që pritshmëria për një superhit është normale. Të shohim se ç’do të sjellë këngëtarja, e cila aktualisht është pjesë e” X-Factor”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here