Lulzim Basha mbështet Elhaidën për në EurovizionKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti në një takim këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin Europian të këngës dhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH, z. Martin Leka.

Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kryebashkiaku Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here