Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, hap faqen e tij zyrtare në internet “Tirana 2011”.

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 Majit, duket se ai ka vendosur një urë komunikimi më shumë mes tij dhe qytetarëve, tani që ata janë informuar se ai ka vendosur edhe kandidimin e tij për kreun e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.

Linku http://www.facebook.com/Tirana2011, dhe gjithçka ai paraqet brenda tij, do të jetë në këtë mënyrë, një dritare e re informacioni më shumë, për atë që qytetarët do të duan të dinë rreth kandidatit që pretendon të marrë në duart e tij bashkinë më të madhe në vend pas ditës së 8 Majit.

Me emërtimin “politikan”, aty mund të shohim edhe foto familjare, përtej angazhimit të tij në politikë, çka e bën Lulëzim Bashën një fytyrë edhe më të afërt për vizitorin e faqes së tij.

Ndërsa sa u përket fotove që i përkasin profesionit, ajo që bie më në sy, është ajo mes tij dhe presidentit amerikan, Barak Obama.

siç mund të kuptohet, kanë nisur edhe frekuentimet e para të kësaj faqeje, natyrisht edhe të atyre që e kanë pëlqyer atë, të cilët kanë dhënë miratimin për çka kanë mundur të shohin përtej saj.

Deri tani, numërohen dhjetera fansa që kanë konfirmuar se e pëlqejnë këtë faqe, madje nuk ngurrojnë ta quajnë që tani Bashën si “kryetarin e ardhshëm të Tiranës”./noa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here