Lule Bajra rikthehet me ‘’Mos lëndo’’Ndoshta dikush e ka harruar e dikush akoma e ka në kujtime, por ajo është një yll i muzikës së lehtë, folklorike dhe popullore, që dikur i këndonte dashurisë e rinisë.

Lule Bajra, mbahet mend si një bionde tërheqëse e cila gjithmonë me sharmin e saj bënte për vete publikun shqiptarë. Kënga e cila ia hapi dyert e suksesit është “Tefik Çanga” e cila këngë u shpërblye para disa vitesh në festivalin “Kosovarja Këndon”, ndërsa kënga e cila është lansuar para disa muajve titullohet “Kisha dashtë” e realizuar nga Ilir Berani dhe Ardian Kastrati.

“Kam filluar me këngë folklorike, pastaj kam vazhduar me këngë popullore dhe zbavitëse. Jam shumë e kënaqur që adhuruesit e mi po e mirëpresin këngën time”. E balada e fundit të cilën ka vetëm një muaj që e ka lancuar titullohet ‘’Mos lëndo’’ që i dedikohet meshkujve që lëndojnë. Për më shumë ndiqni në vazhdim videon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here