Lufta e Anastasias me kancerinKanceri i gjirit iu zbulua në vitin 2003 dhe pastaj përsëri në vitin 2013, kur ajo kishte një mastectomi të dyfishtë.

“Kur kanceri më ishte shfaqur për herë të parë, nuk ishte aspak e lehtë. Tabloidet shpejt e kuptuan lajmin, dhe shumë shpejtë e publikuan atë, kështu që isha e obliguar të flas për këtë në opinion, vetëm pak ditë pasi unë kuptova se isha e sëmurë.

Unë nuk pata as një shans të ballafaqohem në mënyrë njerëzore me të gjitha këto, as të qetësoj vetën time, mendjen time… Kur kanceri më është kthyer, kam qenë me fat që kam pasur privatësinë time dhe kohë para se të ndajë lajmin me të gjithë që kam bërë mastectomi të dyfishtë, dmth kam hequr t dy gjinjt.

Si një figurë publike e di se këto gjëra shërbejnë për interesat e caktuara dhe unë e pranova atë. Në të dy situatat”, thotë Anastasia.

Për shumë njerëz që janë gjetur në situatë të ngjashme ajo është bërë një model dhe frymëzim.

“Unë kurrë nuk kam menduar se jeta mund të jetë aq mizore dhe e padrejtë me mua.

Unë nuk kam lejuar që sëmundja të më mund,” thotë ajo, duke shtuar se tani ndjehet për mrekulli. Anastasia më 25 gusht do të mbaj koncertin në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here