Luar është bërë e njohur me këngën “Gjithmonë”, një bashkëpunim i suksesshëm me Flor Mumajesin. Zëri i saj melodik u dashurua menjëherë nga publiku dhe kënga u bë një ndër më të dëgjuarat para dy vitesh kur u publikua.

Luar tregon se se kënga është një nga gjërat që ajo e do më  shum dhe premton se nuk do ta braktisë asnjëherë. Po kjo periudhë sjell një tjetër risi për Luarin.

Ajo është duke ndjekur studimet për Administrim Biznesi në Berlin dhe në këtë kohë i është përkushtuar tërësisht studimeve. Në këtë intervistë, na tregon për jetën e saj të momentit në Berlin, lidhjet më muzikën dhe planet për t’u rikthyer.

Po ia kaloj me të vërtetë mirë. Megjithëse kjo kohë ka qenë e gjitha e mbushur me provime, atmosfera e krishtlindjeve këtej ka filluar dhe është me të vërtetë fantastike. Tani studioj në një nga universitet më prestigjioze të Berlinit “TU-Berlin” dhe megjithëse është goxha vështirë, ndihem e lumtur që ndodhem aty u shpreh këngëtarja .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here