A jo goditi në shenjë që me këngën e saj të parë, një duet me kantautorin Flor Mumajesi, që e futi suksesshëm në tregun muzikor.

Luar, vajza simpatike që vazhdon studimet e larta në Gjermani, herë pas here ka ardhur në muzikë me këngë të reja, duke vijuar paralel shkollën, por duke ndjekur edhe pasionin e saj, këngën.

Pak javë më parë, ajo mbërriti në plazhet e bukura të jugut, ku xhiroi dhe këngën e saj të re, që vjen në anglisht dhe me autorë të huaj.

Aktualisht, klipi i këngës është në postproduksion dhe shumë shpejt do të prezantohet në kanalet muzikore shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here