Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova që jeton e vepron në Amerikë, ka një karrierë dhe jetë të pasur artistike. Ai është një ndër emrat që ka prekur me elegancë skenën hollivudiane përkrah emrave të njohur të aktrimit.

Luan Bexheti ka lindur në Odri afër Tetovës, në Maqedoni, më 11 gusht 1972. Në moshën katërvjeçare familja e tij largohet drejt Norvegjisë. Ai jeton në New York që nga viti 1995, ku dhe ka kryer studimet në institutin e njohur të teatrit “Lee Strasberg”.

Luan Bexheti është i vetmi aktor shqiptar që është përfshirë në antologjinë për aktorë “Actor`s Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker.

Karriera e tij artistike si aktor evidentohet në mjaft filma shqiptarë e të huaj. Aktori është bërë i njohur te filmi “Maree”, një prodhim shqiptaro-italian i regjisorit italian James Pellerito. Ky film ka marrë vlerësimet maksimale gjatë viteve 2003-2004, duke fituar çmim në Festivalin e Nju-Orleansit, në Festivalin e Tiburonit, me çmimin “Federico Fellini”, në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit Amerikan është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Ndoshta një prej “perlave” të Luan Bexhetit është edhe interpretimi i tij në filmin dokumentar të suksesshëm “The Cadillac Man”, ku Luani vjen në rolin e producentit.

Gjatë karierës së tij ka patur mundësi që të takohet me shumë aktorë e emra të njohur të filmit, ai veçon: Al Pacino, Robert DeNiro, Sylvester Stallone, Mel Gibson, Sharon Stone, Bruce Willis, James Bellushi, Eliza Dushkun dhe shumë tjerë. Bashkëpunim të suksesshëm ka patur edhe me aktorë, regjisor e artistë shqiptarë.

Natyrë mjaft komike, por edhe shumë serioze kur e do nevoja. Modest dhe mjaft i afërt me rrethin e shoqërisë së tij, por edhe i përngjeshëm në punë. Ndoshta nganjëherë edhe vet nuk e kupton se cila është fama e tij në skenat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

Ai rrëfen se si për herë të parë është dashuruar në dërrasat e teatrit e në objektivin e kamerës. Pasioni i aktrimit lindi rastësisht kur është zgjedhur të realizojë një reklamë për kompaninë shtetërore të trenave norvegjez “NSB”. Herën e parë ka marrë pjesë në një film me titullin “North Star” (Ylli i Veriut) dhe kjo ka qenë në vitin 1994 në Oslo.

Z. Luan, jeni i kënaqur me vitin që sapo kaloi?
Po jam i kënaqur, me shëndet jam mirë edhe gjatë vitit 2010, kam qenë mjaft aktiv dhe i suksesshëm.

Kur keni marrë pjesë për herë të parë në një xhirim filmi?
Herën e parë kam marrë pjesë në një film me titullin “North Star” (Ylli i Veriut) dhe kjo ka qenë në vitin 1994 në Oslo. Në këtë film luajta një personazh spanjoll.

Si aktor i ri, sigurisht, se ku ju ka puthur ndonjë vajzë, jeni skuqur?
Hera e parë ka qenë në një skenë në Lee Starsberg Theater Institute dhe aktorja ishte nga Kanada, jo vetëm që u skuqa, por edhe dridhesha se më shikonin njerëzit në sallë, hahha.

Skuqeni edhe sot…?
Ka momente kur skuqem, por jo aq shumë si në fillim.

E keni menduar ndonjëherë si fëmijë që do bëheni i famshëm?
Jo, fare…ëndrra ime e madhe ka qenë të jem pronar i ndonjë disko klubi dhe të jem gangster, por pata fat se kjo nuk dëshirë imja nuk u bë realitet…

Keni rrahur ndonjë shok apo ju ka rrahur kur keni qenë i vogël?
Me kënaqësi them se vetëm kam rrahur dhe askush s’ka patur gjasa të më rrahë, nevrikosem shpejt, jam gjaknxehtë, por edhe jam Luan në horoskop.

Jeni aktiv edhe në teatër. Na tregoni, se çfarë ju ka lënë përshtypje më shumë, kinemaja apo teatri?
Teatri më pëlqen më shumë, por është më i vështirë se filmat. Mendoj se teatri është luks për aktorët, sepse nuk fiton shumë dhe duhet të punosh më shumë se në film.

Duke qenë shqiptari i vetëm i cili është përfshirë në antologjinë, apo doracakun për aktorë “Actor´s Handbook”, a mund të na thoni për çka bëhet fjalë në këtë antologji dhe si ndodhi që të përfshiheni këtu?
“Actor’s Handbook” është një libër që i prek shumë situata që i tejkalojnë aktorët e ri këtu në Amerikë dhe në botë. Unë flas për momentet e para kur dal në skenë dhe jap një këshillë për të gjithë ata që duan të bëhen aktorë, duke rrëfyer përjetimet vetjake etj. Ky është një libër të cilin e lexojnë me kërshëri jo vetëm pjesa më e madhe e atyre që aspirojnë për t‘u bërë aktorë në të ardhmen, por edhe vetë aktorët e afirmuar dhe të njohur tashmë në skenat dhe ekranet botërore.

Ndër sukseset më të mëdha të karrierës suaj është vlerësuar pjesëmarrja në shfaqjen televizive ” Michael Moore Live” të regjisorit Michael Moore, i cili ka fituar çmimin e parë të Kanës me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, ” Fahrenheit 9/11″. Do ta kishit realizuar ndonjë dokumentar për luftën në Maqedoni apo Kosovë?
Mendoj se ka shumë ngjarje gjatë luftës që duhet të dokumentohen në film dhe shpresoj se dikush do t’i realizojë. Sigurisht, nëse më jepet mundësia, do t’isha i lumtur të tregoj një ‘story’ interesante nga lufta në Kosovë ose Maqedoni.

Jeni shqiptari i parë që marr pjesë në video-lojën më të njohur “Grand Theft Auto 4″. Këtu ju luani një zë gangsteri shqiptar. A mund të na tregoni më gjerësisht rreth këtij angazhimi?
Në “Grand Theft Auto 4″, unë dëgjohem qartë me zërin në njërën prej episodeve të kësaj video-loje. Futja e emrit tim në këtë video lojë në listën e gjatë të emrave, të atyre dhjetëra artistëve dhe aktorëve amerikanë, që janë përfshirë në realizim, është gjithsesi një kënaqësi e veçantë. Në këtë lojë unë aktroj një zë gangsteri shqiptar. Përzgjedhja edhe emri im në këtë numër të madh aktorësh, është bërë nëpërmjet një agjenti tim këtu në New York.

Më shumë të shkojnë rolet pozitive apo negative?
Mua më pëlqejnë rolet pozitive, por rolet negative janë më interesante, sepse bën një krim në film dhe nuk shkon në burg, hahaa.

E keni ndjerë veten keq në ndonjë film, në teatër apo dokumentarë?
Jo asnjëherë, kur jam në skenë, jam në elementin tim dhe çdoherë i lumtur.

Ju kemi parë duke moderuar me aktoren Elza Zagreda. Ndjehesh mirë kur moderon?
Ndjehem mirë, por atë natë kishte më tepër se 3000 shqiptarë në publik dhe kisha emocione, kështu që, nuk isha aq i mirë se sa kisha dashur. Nuk më pëlqen shumë të jem moderator, nuk e kam për merak.

Keni zë për këndim?
E kam zërin e mirë për operë, këndoj shumë bukur kur jam vet.

Veshjet kombëtare kemi dëgjuar se i keni për qejf, atëherë, do të kishe luajtur ndonjë rol të ndonjë patrioti shqiptarë?
Do isha shumë i lumtur nëse më jepet mundësia të luaj Isa Boletinin, ose ndonjë hero tjetër shqiptar.

Amerika është shtet i mundësive, mendoni, se i keni arritur sukseset tua apo ende jeni duke i kërkuar?
Jo, ende nuk kam arritur atje ku dua të jem, por shumë pak njerëz arrijnë atje ku duan të jenë. Momentalisht përpiqem të jem i lumtur me këtë që kam. Jam i lumtur që pata rastin të luaj në filmin e Andamion Murataj në Vlorë dhe Tiranë, vitin që shkoi. Para pak ditësh isha në ‘Biography Channel’ ku luajta një rol në “Celebrity Ghost Stories” së bashku me një aktor të famshëm amerikan nga seriali “Sopranos”. Jam i lumtur që merem me Stand-Up Comedy disa herë në muaj te Gotham Comedy Club, poshtu me zërin tim jam pjesë e kampanjës së çamçakëzëve Wrigleys..

Janë unik aktorët shqiptarë në SHBA?
Janë, unë mendoj se ne shqiptarët kemi një sharmë qe nuk e kanë të tjerët, fjalën e kam për Jim dhe John Bellushi, Eliza Dushkun, Jimmy Biberi, etj.

Si janë raportet tua me aktorët tjerë shqiptarë në SHBA?
Raportet e mia me aktorët tjerë shqiptar janë të mira, i njoh dhe miqësohem me shumicën prej tyre, por ka edhe të tillë që “nuk i njoh”, për shkak se janë idiotë dhe duan të vrasin pas shpinës, edhepse iu kam ndihmuar aq sa kam patur mundësi…

Si e sheh filmin shqiptar në Shqipëri apo Kosovë?
Ka shumë korrupsion në qeverinë tonë dhe nuk realizohet filmi ashtu. Plus me buxhetin që ndajnë ministritë e këtyre tre vendeve, as me dreka nuk mund t’i ngopësh aktorët, e lëre më të bësh një film me vlera. Duhet të ndahet minimum 10 milion euro nga buxheti çdo vit vetëm për filmin shqiptar që ne si artistë, ta reklamojmë vendin dhe vlerat tona. Çka do bëjmë me një milion euro që ndan qeveria, tashti…!?

E pëlqeni politikën?
Më intereson politika, por mendoj se shumica e politikanëve janë si prostitutat dhe kjo nuk më pëlqen. Më pëlqejnë politikanët skandinavë, zviceranë dhe gjerman…

Ku ndjeheni më mirë, në SHBA apo në Norvegji?
Ti më ke pyet si më pyetshin në Tetovë kur isha i vogël dhe shkoja në pushime nga Norvegjia në vitet 70′-ta: “ku të duket më mirë, në Maqedoni a në Norvegji”. Unë çdo herë iu thoja, në Maqedoni, më duket më mirë se në Norvegji, nuk gjej dot erë balte, lopë, hahahaha. Por, më duket shumë më mirë në SHBA, sesa në Norvegji. Unë, momentalisht jam shtetas maqedonas, norvegjez dhe amerikan dhe konsulata norvegjeze më ka udhëzuar të heq dorë nga pasaporta norvegjeze, sepse nuk është e lejueshme me tre pasaporta.
Me gjithë qejf do ta kthej prapa këtë pasaportë, sepse nuk planifikoj të bëj jetë me arushat e bardha në majat e malit me borë, hahhaa.

Siç dihet vini nga Tetova (Maqedoni) dhe shumë tetovarë, kudo që janë, njihen si mjeshtër të gatimit të ëmbëlsirave dhe akullores. Keni provuar ndonjëherë, që të bëni ndonjë ëmbëlsirë?
Për fat të mirë, babai im ka qenë mësues, njëri vëlla është DJ në diskotekën tonë në Oslo, ndërsa tjetri, inxhinier i informatikës, poashtu në Oslo (Norvegji), kështu që, ne, nuk jemi marrë me bakllava, hahhaa.
Kam provuar të gatuaj një “kajmakqin”, por e dogja në furrë dhe nuk e kam provuar sërish.

Kur do të bëhesh dhëndër?
Nuk e di kur do bëhem dhëndër, por s’guxoj të vonohem shumë, sepse nëna ime nuk më flet më deri sa nuk martohem me një shqiptare…është hidhëruar shumë dhe më ka kërcënuar që nëse martohem me ndonjë të huaj, do të na thyej këmbën që të dyve! Kam rënë në hall, të lutem ma gjej një nuse me shami që t’i bëhet qejfi nënës time, hhahaa.

Ia ka shkrepur syrin ndonjë vajzë shqiptare, tash në këtë vit?
Jo, se nuk kam dalë nga shtëpia, ka ra shumë borë këtu në New York, por sa të shkrihet bora, do dalë dhe do shikoj se çka ka jashtë.

February 3, 2011 Berni No Comments

Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova që jeton e vepron në Amerikë, ka një karrierë dhe jetë të pasur artistike. Ai është një ndër emrat që ka prekur me elegancë skenën hollivudiane përkrah emrave të njohur të aktrimit.

Intervistoi: Dashnim Hebibi

Dasmën ku do ta bënit?
Varet se prej nga do të jetë nusja, por do të doja ta bëja në Tetovë, aty ku e kam familjen time.

E shikoni futbollin, nëse po, për cilin ekip jeni tifoz?
FC Barcelona, por nuk jam shumë aktiv në futboll, këtu nuk ka interesim të madh si në Evropë.

Çka të nervozon më së shumti?
Njerëzit që i presin thonjtë në tren, në mëngjes.

Ku e kaloni kohën e lirë?
Me shokë dhe shoqe në lokale ose në teatër.

Ju shkon mendja që, të paktën, në pleqëri t’i ktheheni Tetovës?

Me siguri që do të kthehem në Tetovë, por mendoj se do të qëndrojë më shumë në Durrës dhe Tiranë, për shkak të detit./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here