Luana Vjollca ngjall pakënaqësi tek fansatKa mjaftuar një make-up i pakujdesshëm, që bukuroshja e vogël Vjollca të vihet në qendër të kritikave, në ditën e saj të shënuar.

Bjondja e Top Channel, ka dalë mbrëmjen e së mërkurës në një nga restorantet e kryeqytetit për të festuar ditëlindjen e saj të 25-të, por foto që shpërndau për fansat në IG, ngjalli pakënaqësi.

Veç urimeve që shpërthyen në komente, ndjekësit e sexy Luanës, i vunë në pah edhe problemet në fytyrë. Siç shihet, zona rreth syve dhe faqeve është e bardhë, në kontrast me pjesën e ërrët të portretit.

Ditëlindja e shpërndarë në dy ditë festime, duket të ketë sjellë problemet, që mund të ishin shmangur fare mirë, nëse Luana do të tregohej pak më e kujdesshme duke e rifreskuar makiazhin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here