Luana Vjollca gatuan ushqime tradicionale kosovareLuana Vjollca e ka shprehur disa herë hapur simpatinë e saj ndaj shtetit të Kosovës, dhe thotë se i pëlqen shumë ta vizitojë.

Për muaj me radhë është aluduar se vizitat e saj të shpeshta në Prishtinë kanë të bëjnë me lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, ish të dashurin e Dafina Zeqirit, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Megjithatë, duket se Luana ka filluar ta dashurojë shumë edhe kuzhinën kosovare.

Ajo ka publikuar në Instagram Story një fotografi, ku ka treguar se ka gatuar specialitetin e njohur kosovar flinë, teksa i fton të gjithë fansat për të ngrënë.

“Kush po don fli?”, ka shkruar prezantuesja në mbishkrimin e fotos.

Luana Vjollca gatuan ushqime tradicionale kosovare

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here