Luana Vjollca bën “tag” në Facebook Edi Ramën, por përgjigja e tij e lë me gisht në gojëLuana Vjollca është takuar dhe ka bërë foto me Kryeministrin Edi Rama. Ata i bashkoi premiera “Të gjithë me huqe” në Teatrin Kame në Ibë e cila ishte një rekuiem për aktorin Roland Trebicka.

Mesa duket Luana me zor ka pritur të bëjë këtë foto sa e ka shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale të saj. Madje nga dëshira e madhe si ”fëmijë i lumtur”, ajo i ka bërë “tag” kryeministrit në Facebook me dëshirën dhe shpresën e madhe që ky i fundit ta pranojë.

Por, për fat të keq Luana ka ngelur me gisht në gojë, pasi i madhërishmi ka refuzuar ta pranojë “tagu-n” e saj dhe ta ketë foton në faqen e tij në Facebook. Gjithsesi zhgënjimi nga idhulli duhet t’i shërbejë si mësim Luanës të mos kërkojë më shumë se ç’duhet sidomos me Ramën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here