Luana mbetet pa punë në televizionLuana Vjollca ka qenë e ftuar në programin “Wake Up” të Top Channel, për të promovuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Getoar Selimin, “Tirana Lifestyle”.

E pyetur rreth projekteve për të ardhmen, Luana ka thënë se e vetmja gjë që mund të zbulojë tani është se “nuk do jem më ‘Vajza e Motit’”, duke mos dhënë detaje se kush do jetë vajza që do zëvendësojë bukuroshen.

Luana gjithashtu ka folur për projektin që aktualisht po merret si moderatorja e “Summer Fest” së bashku me motrën e saj Marina Vjollca, ku ka treguar se po kalon një eksperiencë të mrekullueshme me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të publikut në këtë event.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here