Vazhdon të rritet popullariteti i këngës “Ngjyra e kuqe” në interpretim të Adrian Gaxhës.

Sapo filloi të qarkullojë lajmi që këtë këngëtari shkupjan ia ka kushtuar pikërisht ish të dashurës së tij, me të cilën ishte në një lidhje për 3 vite me radhë, Luana Vjollcës, kureshtja për këtë këngë u bë edhe më e madhe. Tash së fundi, e kënaqur nga ky dedikim, edhe vetë prezantuesja e njohur, Luana, e ka ndarë këtë këngë së bashku me miqtë e saj në FB.

E kujt nuk do t’i bëhej qejfi dikush t’ia kushtoj një këngë. Dhe me sa duket kjo ka ndikuar pozitivisht në disponimin e Luanës. Se si do të zhvillohet tutje kjo histori mbetet të shihet, mirëpo tashmë është e qartë se të dy i çojnë mesazhe njëri tjetrit, ndoshta, sa për t’ia dëshmuar se ende jo gjithçka ka përfunduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here