Prej kohësh lidhja e tyre ka zënë faqet e para në gazetat rozë, por është parë gjithmonë në kuadrin e një thashethemi. Së fundmi, këngëtari i njohur Adrijan Gaxha dhe vajza simpatike e ekranit Luana Vjollca, po e shfaqin gjithnjë e më shumë edhe në publik, faktin se janë të dashuruar.

Pas publikimit përpara një viti të një fotoje në të cilën çifti ishte bashkë në një nga pub-et e kryeqytetit, filluan dyshimet se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se sa thjesht miqësi, ndonëse ata nuk e pranuan.

Me kalimin e kohës kjo histori u harrua, dhe që të dy u bënë pjesë e historive të tjera rozë.

Pa kaluar shumë kohë, ata shfaqen sërish bashkë, shkruajnë në faqet e njëri-tjetrin në “Facebook” deklarata të përzemërta dashurie, duke na bërë ne të kuptojmë se tanimë ata janë sërish të lumtur bashkë. Komenti i fundit është bërë nga Adrijani në faqen e Luanës në të cilin shkruhet: “Jam fansi yt më i çmendur!!!! Të dua!!!”.

Pas kësaj deklarate të ngrohtë nuk mund të mungonte as përgjigja e Luanës, e cila shkruan: “Të dua dhe unë tyyyy!!!…” Menjëherë pas tyre, kanë vërshuar edhe komentet e fansave. Të jetë kjo një shaka miqësore mes të dyve, apo vërtetë ata janë një çift në jetë?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here