Luan Jaha, i cili është i njohur si “Daja Skënder” në serialin vendor “Familja Moderne”, në një intervistë për të gazetën “InfoPress” ka zbuluar se ai vazhdon të jetë i angazhuar rreth teatrit, filmit dhe familjes së tij edhe pas përfundimit të projektit të serialit të famshëm.

“Zakonisht me përvojën e kaluar, kam pas angazhime të ndryshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Mirëpo sivjet, ndoshta edhe për arsye rreth familjes Jaha, kam më pak angazhime të tepërta. Por në plan kam filmin e Isa Qosjes dhe një tjetër film, por nuk e di se sa do të jetësohen ata. Presim të ardhmen sepse varet nga buxheti, organizimi dhe shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Jaha.

I pyetur se a është penduar ndonjëherë të vetme që është bërë aktor, ai ka thënë se me dashuri e vullnet tejkalohen të gjitha.
“Vetë natyra e punës së aktorit është me sfida të shumta, pengesa, por që me dashuri e vullnet tejkalohen. Me kalimin e kohës e sheh se nuk ka qenë ndonjë problem aq i madh”, është shprehur Luani.

Aktori kosovar po ashtu ka thënë se për të “nuk ka dallim se ku aktron” pasi si në film, teatër, dramë apo, ai bën të njëjtën punë, atë të aktorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here