Courtney Love është bërë e famshme për sjelljen e saj të çuditshme në skenë e në jetën private dhe duket se në moshën 47-vjeçare ajo nuk ka ndërmend të ndryshojë.

Këngëtarja, ish-bashkëshortja e Kurt Cobain, u zhvesh në një koncert në Sao Paulo të Brazilit ditën e dielë. Love hoqi në fillim bluzën e më pas reçipetat në kohën që këndonte para publikut të shumtë në numër.

Një sjellje e tillë nuk është e re për vejushën e vokalistit të grupit Nirvana. Courtney Love mendohet se vitin e kaluar është zhveshur para një gazetari të ‘New York Times’ gjatë një interviste dhe më pas ka kërkuar falje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here