Rokerja Courtney Love në një shkrim për New York Magazine ka pranuar se është e varur nga sheqeri.

Ajo ka thënë se ka probleme me konsumimin e sheqerit, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit e ka të domosdoshme që të konsumojë diçka të ëmbël.

“E kam ndërprerë drogën në vitet e nëntëdhjeta, mirëpo çdo mëngjes më duhet të ha diçka të ëmbël”, ka treguar ajo.

E veja e Kurt Cobain ka theksuar se në dietën e saj nuk përfshihet çokollata.

“E urrej çokollatën. Edhe Kurt Cobain e urrente çokollatën. Ka qenë një nga gjërat tona të përbashkëta. Çokollata… e urrej atë”, ka shkruar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here