Këngëtarja dhe anëtarja e jurisë së “X Factor”, Demi Lovato (19), vuan nga depresioni maniakal.

Këngëtarja thotë se kohë më parë është vetëlënduar me thikë. Ajo shpjegon se është prerë kur është ndier keq për shkak se dhimbja fizike do t’i ndihmonte për të kapërcyer gjendjet emocionale negative, në të cilat kishte rënë. Për këtë shkak trupi i saj është plot me plagë.

Demi thotë se nganjëherë është ndjerë sikur do të shpërthente. Me thonj ishte grithur nëpër lëkurë që të qetësohet. “Ka pasur momente kur u ndjeva aq e shqetësuar, pothuajse më dukej se do të dilja jashtë lëkurës sime – nëse nuk do të bëja diçka fizike kisha ndjenjën që do të shpërtheja,” tha Lovato për “People Magazine”. Lovato tani qetësohet me anë të meditimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here