Lott ‘e turpshmja’ e vogël Këngëtarja Pixie Lott ishte shumë e turpshme kur ishte e vogël.

Nëna e saj Beverley ka treguar se deri në moshën 6 vjeçare Pixie nuk kishte folur fare. Beverley tha: “Ne ishim shumë të brengosur për të kur ajo ishte e vogël.

Në menduam se diçka nuk ishte në rregull me të, por më vonë e kuptuam se ajo ishte një vajzë e turpshme.

Ajo nuk filloi të flas derisa nuk filloi edhe shkollën. Unë e falënderova shumë dhe u jam mirënjohëse shkollës “Italia Conti” që e ndihmuan Pixie-n për t’u ‘hapur’, dhe për të komunikuar më shumë me njerëz”.

Pixxie paralajmëroi albumin e saj të dytë me këngën ‘Boys and Girls’. Albumi i saj i parë ‘pësoi’ 6,000 shitje, dhe të gjithë u befasuan kur numri i kopjeve të shitura ishte shumë afër albumit të David Guetta-s. Pixie u paraqit të martën në GQ Award, ku sipas disa burime të së përditshmes “The sun”, shumë meshkuj i “gjuajtën grepin”.

Po atë natë edhe Mickey Rourke provoi fatin e tij. Lott tha: “Ai ishte i këndshëm, por është aq i moshuar sa mund të ishte babai im. Unë nuk kam të dashur, por kam edhe shumë zgjidhje të tjera. Unë vërtetë nuk kam kohë për një mashkull.

Tani për tani jam shumë e zënë. Nëse do të takoja ndokënd do të ishte më e lehtë të mos ishte i famshëm”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here