Lorika Cana bëhet baba në “ndeshjen” kundër Serbisë?Lorika Cana ka zbuluar për fansat e tij një lajm tejet të mirë në aspektin familjar.Kapiteni i kombëtares shqiptare, Cana, pritet të bëhet baba i një djali.

Sipas mbrojtësit shqiptar të Lazios, bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, do të lind rreth muajit tetor, përkatësisht rreth ditës kur kombëtarja jonë do të luaj ndeshjen e kthimit me Serbinë në muajin tetor.

“Mund t’iu them se djali im është rrugës. Shpresoj se nuk do të vije në jetë gjatë ndeshjes kundër Serbisë”, tha ndër të tjerash Cana për Agon Channel, ku zbuloi edhe disa detaje nga jeta e tij bashkëshortore.

Kujtojmë se 31-vjeçari u martua me modelen italiane vitin e kaluar në një dasmë madhështore në Prishtinë, ku ishin të pranishëm mbi 650 persona të ftuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here