Një rubrikë televizive ndryshe nga të tjerat, që i shtyn personazhet të hyjnë në pishinë për hir të formatit të ri të programit “E diell” në “Top Channel”.

Personazhi i radhës, pas disa personazheve VIP, si: Adelina Tahiri, Ingrid Gjoni, Arjan Konomi, Robert Aliaj etj., kësaj here pritet të jetë futbollisti me famë, Lorik Cana.

Në rubrikën e Albana Osmanit në pishinë, presim të na rrëfehet djali simpatik Cana, i cili nuk do të futet në pishinë si ish-e dashura e tij Adelina Tahiri, e cila u shfaq me rroba plazhi, por do të japë intervistën, i veshur me një rodbëshambër blu. Albana ka postuar këtë foto në profilin e saj në Facebook, ku njofton se së shpejti i intervistuari i saj në një moment intim është i preferuari i shumë vajzave, pikërisht Cana.

Edhe pse karriera e Canës e shpërndarë mes Francës (PSG-ja dhe Marseja), Anglisë (Sandërlend) dhe Turqisë bashkë me pagesën e lartë që merr tek Lacio (1,7 milionë euro) ka qenë e diskutuar së fundi, duke e komentuar se mungojnë provat pozitive të lojtarit, në këtë intervistë më shumë sesa për futbollin, ai pritet të rrëfejë për botën e tij të brendshme shpirtërore. Kështu, të gjitha vajzat që e adhurojnë, do të kenë mundësi të zbulojnë se nëse pas pamjes së bukur të futbollistit fshihet një djalë rebel apo i ndjeshëm.

/PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here