Lorik Cana në lidhje me një anglezeFutbollisti shqiptar, Lorik Cana, i cili njihet për lidhjet e tij të shumta me yjet dhe femrat më të bukura shqiptare dhe ato botërore, është cak i një zbulimi të ri nga Panorama Plus.

Siç raporton mediumi i lartpërmendur është Xhema Bertenshaw e dashura angleze e Lorik Canës, të cilën besohet ta ketë kërcënuar edhe Adelina Tahiri.

Forumet e shumta janë duke komentuar mbi këtë lidhje dhe kësaj i shtojmë edhe faktin se qendra e kuajve “Ilyria” është formuar nga Lorik Cana dhe Xhema Bertenshaw, kështu së paku shkruan në faqen zyrtare të qendrës.

Lorik Cana është një prej fytyrave prominente kosovare më të përfolura për lidhjet e shumta, ndërsa zbulimi më i fundit nga mediumi shqiptar do ta detyrojë atë që ose ta mohojë ose ta pohojë rastin në fjalë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here