Nëse do të kishte jetuar në vitet para çlirimit ai do të kishte qenë një luftëtar i zoti me të njëjtën teknikë dhe grintë që përdor në fushën e futbollit.

I gjatë, syshqiponjë me çdo tipar të një shqiptari gjakpastër Lorik Cana, është futbollisti më i pëlqyer i viteve të fundit.

Pas një periudhe disa mujore dëmtimi Lorik Cana është rikthyer të luajë sërish. “Në skuadrën e Lazios akoma nuk kam dhënë maksimumin por do të punoj fortë për të arritur rezultate të mira” rrëfen ai. Ndër të tjera ai tregon për herë të parë tatuazhin patriotik të radhës një shqiponjë me nënshkrimin “Ballist”. Ai mes tjerash në intervistën për “Tirana Observer” ka folur për lidhjen e tij me Aleancën Kuq e Zi dhe pozicionin pas formimit të partisë politike.

“Unë si Lorik kam qenë në themelimin e AK-së si lëvizje mbarëkombëtare.

Për mua ka qenë e pamundur që mos ta mbroj sepse ishte një lëvizje popullore, rinore, një lëvizje me mesazhe që çdonjëri prej nesh ndihet i “obliguar” ta mbështesë. Vlerësoj shumë Kreshnik Spahiun për atdhedashurinë që e ka të vërtetë ashtu si edhe unë, askush nuk mund të thojë të kundërtën. Spahiu ka bërë punë, ka bërë gjëra shumë të mira.

Qëllimet e Aleancës ishin qëllime të mira, mandej u bë një parti politike gjë që mua nuk më pëlqen por kjo nuk do të thotë që nuk vazhdoj ta simpatizoj Kreshnik Spahiun si njeri. Nëse është gati AK për të udhëhequr një vend është diçka tjetër që mua nuk më takon ta them. Unë flas si Aleancë dhe për qëllim kryesor të saj, bashkimin e trojeve shqiptare.

Aleanca ka një përgjegjësi shumë të madhe mbrojtjen e interesave kombëtare dhe forcimin e ndjenjës patriotike nuk ka të drejtë të gaboje sepse nuk mund të zhgënjeje ata njerëz që e mbështesin. Unë vazhdoj të mbështes AK-në por nuk isha pro krijimit të një partie politike në një të ardhme kaq të afërme” ka thënë në mes tjerash në intervistë Cana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here