Mesfushori i kombëtares shqiptare, i aktivizuar me skuadrën e “Lazios” prej disa kohësh, ka thënë se fundmi se e ëndërron krijimin e familjes.

Është vetëm 28 vjeç, por Loriku pret me padurim të martohet dhe të ketë fëmijët e tij, pasi siç është shprehur kënaqet shumë me fëmijët, sidomos ata të motrës.

“Më pëlqejnë shumë fëmijët, sapo të martohem dua të kem të tillë”, – është shprehur Cana duke ndezur kuriozitet mbi faktin se a është e zënë zemra e tij apo jo, si një parakusht për martesën dhe mandej fëmijët.

I përfolur së fundmi për lidhjen me këngëtaren nga Shkupi Adelina Tahiri, futbollisti simpatik, gjatë një daljeje televizive ka pranuar të ketë veç marrëdhënie shoqërore me 19-vjeçaren, duke theksuar ama se asaj kërkesat nga meshkujt nuk i mungojnë, duke qenë se është mjaft e bukur dhe e talentuar.

Ai nuk ka pranuar të flasë nëse aktualisht është në një lidhje dashurore, por ka sqaruar jo pa siklet se në jetën e tij ka dashuruar vetëm një herë.

Me siguri e ka pasur fjalën për romancën që ka pasur me modelen Zana Krasniqi, me të cilën ka qenë i lidhur për disa vjet. Sa për familjen, është traditë e futbollistëve që të martohen shumë herët dhe mesa duket në këtë aspekt Loriku e ka “shkelur” paksa afatin!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here