Lori tregon a është e dashuruar dhe a ka tatuazheLori ishte e ftuar në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku foli për klipin e saj të fundit dhe për shumëçka rreth jetës së saj .

Këngëtarja ka treguar se është e dashuruar, por nuk ka treguar më shumë detaje, transmeton 21Media.

Sa i përket projektit të fundit, “A e di sa shumë të dua”, tha së këtë këngë e ka kënduar shumë herë nëpër koncerte, ashtu që ta sjellë me klip në mënyrën e saj. Ndërsa ka theksuar se me ba
lada të reja do të vazhdojë në muajin shkurt.

Lori ka folur edhe për tatuazhet duke treguar se nuk ka asnjë në trupin e saj.

“Nuk kam asnjë tatuazh, mami im ka qenë gjithmonë kundër sepse ajo ka parë nëpër media se janë infektuese dhe arsyeja tjetër është se, sipas fesë, nuk është mirë të mbash tatuazh”, ka thënë Lori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here