Loreta Kaçka-Lori në një intervistë për “Kosova Sot” ka thënë se ende nuk ka një lidhje dhe se nuk do ta mbante të fshehtë po të kishte të dashur.

“E di që lexuesit janë kureshtarë të dinë për privatësinë time, por ju them të drejtën se ende jam beqare.

Kam pasur shumë trysni nga disa media për të folur më shumë rreth jetës private, mbase më kanë shtyrë që të them se kam të dashur pa pasur fare, vetëm që t’i largoj nga koka, ngase njerëzit te ne e shohim më shumë jetën e njërit se sa jetën e tyre apo karrierën.

Andaj pa pasur të dashur është dashur të them se kam. Po të kisha nuk do ta mbaja të fshehur”, ka thënë Lori.

Për më shumë, këngëtarja ka bërë të ditur se është në përgatitje të dy këngëve të reja që pritet t’i publikojë këto muaj, ndërsa ka thënë se këto këngë do të jenë befasi për fansat e saj. /KS/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here