Lori, e cila këto ditë ka realizuar këngën e saj “Kthehu sonte” në bashkëpunim me këngëtarin Blero, është zotuar se publiku kurrë nuk do të mund ta shohë atë në foto me bikini.

Këngëtarja nga Shqipëria aktualisht është duke u përgatitur për albumin e saj më të ri dhe këtë verë nuk do të ketë kohë për pushim, edhe pse do të dëshironte të kalojë ndonjë ditë në Durrës.

Por, edhe nëse kalon ndonjë ditë në plazh, Lori është zotuar se ka shans kurrë që mediat të kenë një foto të saj me bikini, siç ndodh me personazhet e tjerë.

Gjatë një prononcimi për “Kosova Sot” ajo ka treguar se ndihet shumë mirë në Prishtinë prandaj edhe jeton këtu. Lori ka treguar edhe se ende është beqare dhe se nuk e lodh shumë trurin duke menduar për dasmën e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here