E ftuar në Top Kosova Radio, këngëtarja Lori, me sytë që i shkëlqenin, jo vetëm nga ngjyra blu, por edhe komoditeti në studion e radios që ajo e dëgjon më shumë, ka rrëfyer shumëçka të pathënë më parë.

Për këngëtaren simpatike Lori nuk ka sot princ, por dëshiron që djali që do të dashurohet me të, të jetë mbi të gjitha mashkull dhe shumë i sinqertë dhe ta mirëkuptojë punën e këngëtares.

Ndërsa ajo ëndërron që kur të vijë dita që të bëhet nënë, të jetë mama e një vajzë dhe ndoshta, siç tha ajo, impenjimi për fëmijët mund ta shkëpusë paksa nga pasioni i madh i muzikës.

Ndërsa këto ditë Lori është në Itali te prindërit e saj, ndërkaq ne zbuluam se ajo është nisur bionde, por do të vijë brune.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here