Lori është shumë e pasionuar edhe pas ‘’shopingu’’. Të gjithë e dinë se Lori shpenzon shumë marramendëse parash për veshje dhe sidomos për këpucë. Ajo ka treguar se blerjet I bën kryesisht në Itali, ku edhe jeton një pjesë të kohës.
Nuk ka mëdyshje që dollapët e Lorit janë përplot. Këngëtarja e njohur ka menduar që ti shesë një pjesë të fustaneve dhe gardërobës së saj.
Tregon se ka menduar që ti shesë për bamirësi. Lori tregon se po e pret rastin e duhur që të organizoj diçka që ti shesë një pjesë të rrobave.
Sipas saj, të gjithë paratë do të shkojnë për personat në nevojë.
Ky është një shembull i mirë, apo jo?