Lori Hoxha në zi, vuajtje për të dhe shoqet e saj Para pak ditësh u përfol në media për një ndarje të mundshme të blogeres Lori Hoxha nga i dashuri i saj.

Dyshimet u shtuan pas postimeve të saj të herë pas hershme me nëntekste, që lini të kuptohej se diçka nuk shkonte në jetën e saj sentimentale. Postimi i saj i fundit në Insta Story tregon se situata është përkeqësuar. Lori dhe shoqet e saj me sa duket vuajnë nga dashuria.

‘Kur ti dhe gjithë shoqet e tuaja janë të vdekuar nga brenda dhe urrejnë jetë, por sërisht vazhdojnë të bëjnë qejf së bashku’-lexohet në foton e postuar nga trashëgimtarja e Top Media. Në këtë foto duken dhe tre persona të mbuluar me të zeza, të ngjashme me fantazmat e filmave vizatimorë./Gazeta Express/

 Lori Hoxha në zi, vuajtje për të dhe shoqet e saj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here