Lori Hoxha mesazh për motrën dhe LedioninLajmi se Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër pushtoi gjithë mediat rozë, pas deklaratës së të dielës mbrëma nga ana e prezantuesit.

E në adresë të tyre pas këtij lajmi nuk kanë reshtur urimet, nga të afërm, miq dhe fansa.

Mes tyre më i veçanti vjen nga vajza e madhe e themeluesit të ndjerë të “Top Media”, Dritan Hoxha, Lori Hoxha, e cila publikoi sot në Instagram një foto me të motrën, teksa të dyja ndodhen në një jaht.

“Familja jonë po rritet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq për ju të dy! Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe unë e di se ju do jeni prindër shumë të mirë, për t’i mësuar atij gjithë gjërat e rëndësishme në jetë. Jam shumë krenare për ju. Teze Lori”, shkruan motra e Sarës dhe kunata e Ledionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here